Një person në këtë vend të Kosovës gjendet pa shenja jetë

  • A.P /
  • 14 January 2024 - 09:21
Një person në këtë vend të Kosovës gjendet pa shenja jetë

Raportohet se një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia njofton se rasti po hetohet. “HETIM I VDEKJES- Sahnje, Dragash / 13.01.2024. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime.”

(Kosova Sot Online)