Hovenier: 'Paqja e vërtetë nuk është thjesht mungesa e tensionit, është prania e drejtësisë'

  • A.P /
  • 14 January 2024 - 12:25
Hovenier: 'Paqja e vërtetë nuk është thjesht mungesa e tensionit, është prania e drejtësisë'

Një thënie të aktivistit më të njohur ndonjëherë të të drejtave të njeriut, Martin Luther King Jr, e ka shpërndarë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

”Paqja e vërtetë nuk është thjesht mungesa e tensionit; është prania e drejtësisë.” — Martin Luther King Jr., Stride Toward Freedom, 1958. Le të frymëzohemi të gjithë nga vizioni i Dr. King për përfshirjen, jodhunën dhe respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të çdo qenieje njerëzore. #MLKDay”, shkroi Hovenier.

Martin Luther King Jr. ishte udhëheqësi më i dukshëm në lëvizjen për të drejtat civile nga viti 1955 deri në vrasjen e tij më 1968.

(Kosova Sot Online)