Mustafa: Cramon e mbajti lartë flamurin e Vetëvendosjes duke atakuar partitë opozitare

  • A.P /
  • 14 January 2024 - 14:02
Mustafa: Cramon e mbajti lartë flamurin e Vetëvendosjes duke atakuar partitë opozitare

Ndaj raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka hedhur kritika Isa Mustafa, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mustafa ka thënë se po harrojnë ta falënderojnë von Cramon për “kontributin e jashtëzakonshëm të saj për ardhjen e VV’së në pushtet”.

Mustafa ka shkruar se von Cramon e mbajti lart flamurin e VV’së duke atakuar partitë opozitare tash para zgjedhjeve.

Ai ka thënë se nuk e di a është raportuese e VV’së apo e shtetit që VV synon çdo  ditë ta shndërrojë në diktaturë.

“Po harrojnë ta falënderojnë raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, për kontributin e jashtëzakonshëm të saj për ardhjen e VV-së në pushtet. Jashtë  çdo norme normale, me subjektivizëm të pashoq, me përzierje flagrante në relacionet e brendshme partiake e demokratike e me anim të hapur, Cramon e mbajti lartë flamurin e Vetëvendosjes, duke atakuar para zgjedhjeve partitë  që sot janë në opozitë. Sot nuk e di a është raportuese e VV-së apo e shtetit që VV synon çdo ditë ta shndërrojë në diktaturë?!”

(Kosova Sot Online)