Mercenari serb: Dëshirojmë t’i përshëndesim të gjithë vëllezërit në Kosovë dhe t’ua bëjmë të ditur se nuk janë vetëm

  • A.P /
  • 14 January 2024 - 14:56
Mercenari serb: Dëshirojmë t’i përshëndesim të gjithë vëllezërit në Kosovë dhe t’ua bëjmë të ditur se nuk janë vetëm

Mercenarët serb të cilët kanë shkuar në Donbas për të ndihmuar rusët në luftën kundër Ukrainës, së fundmi kanë dalë edhe me një mesazh kërcënues për Kosovën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një video e cila po qarkullon në “X” shihet një mercenar serb i cili para flamurit të Serbisë dhe Rusisë mban fjalim ku thotë se pas Donbasit, destinacioni tjetër është Kosova.

“Dëshirojmë t’i përshëndesim të gjithë vëllezërit në Kosovë dhe t’ua bëjmë të ditur se nuk janë vetëm. Ne jemi sot këtu, në dashtë Zoti, për të hequr qafe okupatorët e NATO-s nga Kosova. Destinacioni tjetër është Kosova! Kosova është Serbi”, deklaron mercenari serb.

Ndaj kësaj deklarate kanë nisur reagimet e shumta në “X”, shkruan Epoka e Re. Asistentja e Parlamentit Evropian, Federica Woelk ka thënë se Kosova nuk është Serbi, por Kosova është Kosovë. “Dua të them, Jo!. Kosova është Kosovë dhe ne do ta mbrojmë atë sa të mundemi”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)