Ndahen 20 mijë euro për familjen kosovare të cilët mbetën të lënduar nga shpërthimi

  • A.P /
  • 14 January 2024 - 17:00
Ndahen 20 mijë euro për familjen kosovare të cilët mbetën të lënduar nga shpërthimi

Për familjen Behrami nga fshati Kçiq, pasi 14 anëtarë të saj u lënduan nga shpërthimi i një bombole gazi, kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se ka ndarë 20 mijë euro, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ju ka uruar sërish shërim të shpejtë të lënduarve.

“Të dashur qytetarë, me qëllimin që të ju dalim në ndihmë familjes Brahmi, të prekur nga shpërthimi natën e kaluar, Komuna e Mitrovicës do të merr vendim për ndarjen e 20,000 eurove”, shkroi Hamza në Facebook.

“Edhe njëherë, uroj shërim të shpejtë për të lënduarit!”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)