E zbulon Haziri: Qeveria Kurti ka agjendë të fshehur

  • A.P /
  • 14 January 2024 - 17:26
E zbulon Haziri: Qeveria Kurti ka agjendë të fshehur

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kjo qeveri ka agjendë të fshehur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Haziri tha se LVV-ja kishte edhe më herët “agjendë të fshehur”.

“Besoj edhe sot ka. Kjo qeveri ka agjendë të fshehur. Agjendë që Kosovën e ka pru në kauza të rrejshme. Me e përshkru me një fjalë: krejt çka ka thënë Albin Kurti nuk ka bë deri sot, krejt çka nuk ka thënë, është duke i bë”, tha Haziri.

Duke folur për mbështetjen që mori dhe që e ka tash LVV-ja, Haziri tha se “Mitrovica është burim i inspirimit të këtyre shifrave”, duke iu referuar tensioneve në pjesën veriore të vendit.

(Kosova Sot Online)