Sunak: NATO më e fortë me anëtarësimin e këtij shteti

  • A.P /
  • 14 January 2024 - 17:45
Sunak: NATO më e fortë me anëtarësimin e këtij shteti

Shtetet e Bashkuara mund të ndjekin rrugën e Britanisë për të nënshkruar një traktat angazhimi me Ukrainën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dokumenti i nënshkruar të premten në Kiev shënon një moment historik. Kryeministri Rishi Sunak premtoi se vendi i tij do të angazhohet derisa Ukraina të bashkohet me NATO-n.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me mënyrën se si NATO përfiton nga Ukraina, por me të kundërtën. Mënyra se si ju e kuptoni luftën nuk vjen nga librat, por nga fusha e betejës. Forcat tuaja të armatosura kanë eksperiencë dhe guxim. Ukraina i përket NATO-s dhe NATO do të jetë më i fortë me Ukrainën”,  tha Sunak.

Traktati mes Britanisë dhe Ukrainës shoqërohet me një paketë ndihmash prej 2.5 miliardë paund, që vendit në luftë i nevojitet më shumë se kurrë. Ndërsa ndihma e Shteteve të Bashkuara është e bllokuar, në media flitet nëse Perëndimi është i lodhur me ndihmat për Ukrainën.

(Kosova Sot Online)