Këto janë ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë

  • E.K /
  • 15 January 2024 - 08:22
Këto janë ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë

Këto janë ngjarjet e paralajmëruar që do të ndodhin sot në Kosovë, prcjell "Kosova Sot Online".

08:30

Me rastin e 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut, bëhet vendosja e kurorës së përbashkët në memorial nga presidentja Osmani, kryeparlamentari Konjufca dhe kryeministri Kurti, me prezencë të togut ceremonial të FSK-së. (Kompleksi Memorial, Reçak) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

09:00

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvillon homazhe në Kompleksin Memorial, në Reçak. (Reçak, Shtime) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

09:30

Mbahet ceremonia përkujtimore në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut. Marrin pjesë presidentja, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri. (Shtëpia e Kulturës, Shtime) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

09:30

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë mbahet seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) ***Seanca transmetohet edhe në faqen e Facebookut të EO-s.

10:00

Kuvendi i Komunës së Rahovecit mban seancë përkujtimore në shenjë nderimi për viktimat e krimit dhe të gjenocidit serb gjatë viteve 1998-1999, ndaj shqiptarëve në Kosovë. (Kuvendi Komunal, Rahovec)

10:00

Mbahet takimin i 240-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i KPK-së, Kati VI)

12:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e parë për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 19:30 Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” do të organizojë ndezjen e qirinjve me moton “Ne nuk harrojmë – Ndize një qiri për viktimat e gjenocidit në Kosovë”. (Para Teatrit Kombëtar në Prishtinë).

(Kosova Sot Online)