“Pas Ukrainës, Kosova destinacioni i radhës”, kërcënon mercenari serb

  • E.K /
  • 15 January 2024 - 08:24
“Pas Ukrainës, Kosova destinacioni i radhës”, kërcënon mercenari serb

Një mercenar serb që po lufton krah Rusisë në luftën kundër Ukrainës ka postuar një video që përmban një mesazh kërcënues për Kosovën.

Në një paraqitje ku në prapavijë ka flamurin e Serbisë dhe fotografinë e presidentit rus Vladimir Putin, ky mercenar iu ka çuar mesazh serbëve që jetojnë këtu, duke pretenduar se destinacioni i ardhshëm pas Ukrainës, është Kosova.

Kjo video është publikuar në rrjetin Telegram, e cila përdoren shumë nga rusët për propagandë.

Raportohet se personi në video që i është drejtuar serbëve në Kosovë është Vladica Stankoviq, me nofkën “Smajllik” nga njesiti “Tigrat e Siberise”  – Skuadra personale e inteligjencës dhe subversionit serbo-rus”

https://t.me/SLOVENSKIMEDVED/5772

Dejan Beriq njeriu kryesor që rekrutoi serbët për të luftuar për Rusinë: Komanda ruse i trajton mercenarët serbë “si bagëti”, nuk iu japin as armatim

Se Rusia po rekurton shtetas serbë për të forcuar ushtrinë, u raportua edhe në The Guardian. Gazetarët e medias britanike komunikuan me një person, identiteti i të cilit është fshehur për sigurinë e tij, i cili u prezantua si Branko.

Në fillim të shtatorit, Branko hipi në një fluturim direkt nga Beogradi për në Moskë. Pas disa ditësh në kryeqytetin rus, Branko, me tre shtetas të tjerë serbë, u dërgua në një qendër rekrutimi ushtarak në Krasnogorsk, një qytet në periferi të Moskës, ku grupi nënshkroi një kontratë me ushtrinë ruse.

“Gjithçka shkoi shumë shpejt; brenda një dite u bëra ushtar për Rusinë… Tani po pres të më dërgojnë në Ukrainë”, tha Branko në një komunikim në Telegram, duke kërkuar anonimitetin që të mund të fliste lirshëm për The Guardian.

Bazuar në llogaritë e ofruara nga dy luftëtarë serbë që udhëtuan në Rusi, si dhe në një listë të zbuluar të serbëve të rekrutuar, Guardian zbuloi se zyrtarët rusë duket se kishin bërë plane për të rekrutuar qindra shtetas serbë për të forcuar ushtrinë.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Rusia ka futur një sërë ligjesh për të joshur qytetarët e huaj për t’u bashkuar me radhët e saj.  Vladimir Putin, në një takim sigurie menjëherë pasi trupat e tij pushtuan Ukrainën, tha se Kremlini duhet të ndihmojë njerëzit nga jashtë që planifikojnë të luftojnë në anën e Rusisë.

Serbia, një kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2012, ka luftuar për të balancuar lidhjet e ngushta me Rusinë kundër aspiratave për integrimin në Evropë, ndërsa tensionet janë përkeqësuar nga lufta në Ukrainë, me shumë serbë që janë dashamirës ndaj Rusisë, shkruan The Guardian.

Ndjenjat pro-ruse janë veçanërisht të larta në mesin e grupeve ultra-nacionaliste të Serbisë , të cilët kanë organizuar një numër tubimesh pro-Moskës që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Drejtuesi i skemës serbe të rekrutimit, një plan që dukej se ishte hartuar gjatë verës, ishte Davor Saviçiç, një serb që ka kaluar vite duke luftuar si pjesë e inkursionit të parë të Rusisë në Ukrainë në vitin 2014.

(Kosova Sot Online)