Vrasje në tentativë në Podujevë, arrestohen dy persona

  • E.K /
  • 15 January 2024 - 08:56
Vrasje në tentativë në Podujevë, arrestohen dy persona

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në Podujevë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Dy persona të dyshuar janë arrestuar pasi të njëjtit kanë therrur me thikë një person.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Podujevë dhe më pas është dërguar për në QKUK Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është konfiksura një thikë dhe një veturë.

Njoftimi i Policisë:

VRASJE NË TENTATIVË

Podujevë 14.01.2024-13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit kanë therrur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Podujevë dhe më pas është dërguar për në QKUK Prishtinë. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

(Kosova Sot Online)