Gruaja në Kaçanik informon se është sulmuar seksualisht nga një i panjohur

  • E.K /
  • 15 January 2024 - 09:27
Gruaja në Kaçanik informon se është sulmuar seksualisht nga një i panjohur

Një grua në Kaçanik ka informuar se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur, shkruan “Kosova Sot Online”.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, për çka ka pranuar tretman mjekësor.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“SULM SEKSUAL/ LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Kaçanik / 14.01.2024 – 15:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull i panjohur. Si pasojë ankuesja ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.”

(Kosova Sot Online)