Woelk: Serbia ende mohon të ketë kryer masakrën makabre në Reçak

  • E.K /
  • 15 January 2024 - 09:42
Woelk: Serbia ende mohon të ketë kryer masakrën makabre në Reçak

Sot shënohet 25 vjetori i masakrës së Reçakut, njëra ndër masakrat më të tmerrshme ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Asistenja e akredituar e Parlamentit Europian, Federica Woelk, tha se sot është një ditë e trishtuar.

“Ndër masakrat më të rënda në Kosovë të kryera nga forcat serbe është masakra e 15 janarit në Reçak. Më 15 janar 1999, kriminelët dhe paramilitarët serbë kryen një masakër makabre ndaj popullatës civile, ku u vranë dhe u masakruan 45 shqiptarë. Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe. Serbia ende mohon të ketë kryer një masakër”, ka shkruar ajo në platformën ‘ X’.

(Kosova Sot Online)