Polici në Kllokot e ndalon shoferen, ajo nga pakujdesia e godet me veturë

  • E.K /
  • 15 January 2024 - 09:52
Polici në Kllokot e ndalon shoferen, ajo nga pakujdesia e godet me veturë

Policia ka njoftuar se një polic e kishte sinjalizuar një veturë për ndalje në Kllokot, përcjell “Kosova Sot Online”.

E dyshuara gjatë ndaljes në mënyrë të pakujdesshme me pjesën e përparme të veturës ka goditur zyrtarin policor.

Zyrtari policor ka marrur tretman mjekësor.

“AKSIDENT TRAFIKU- Kllokot, 14.01.2024-17:05. Raportohet për një aksident trafiku ku zyrtari policor derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, ka sinjalizuar një veturë për ndalim të cilën e drejtonte e dyshuara femër kosovare . E dyshuara gjatë ndaljes në mënyrë të pakujdesshme me pjesën e përparme të veturës ka goditur zyrtarin policor me ç’rast i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Viti dhe pas tretmanit mjekësor është liruar.”

(Kosova Sot Online)