Hovenier: Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak

  • E.K /
  • 15 January 2024 - 10:51
Hovenier: Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se askush nuk duhet harruar apo të mohojë atë se çfarë ka ndodhur në Reçak, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai shkruar se se askush nuk duhet të mohojë e as harrojë pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës.

“Sipas fjalëve të Dr. Martin Luther King: ‘Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo’. Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak, apo pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës. E mbaj mend mirë atë ditë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)