Masakra e Reçakut/ Begaj:15 janari 1999, zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë

  • E.K /
  • 15 January 2024 - 11:43
Masakra e Reçakut/ Begaj:15 janari 1999, zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kujtuar masakrën e Reçakut, transmeton "Kosova Sot Online".

Begaj shprehet se lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm, viktima të genocidit dhe të krimeve kundër njërëzimit të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviç në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Begajt, kjo kujtesë është një motiv i fortë, për sigurinë, lirinë dhe dinjitetin njerëzor nga çdo makineri dhune.

Postimi:

“Sot një çerekshekulli nga masakra e Reçakut, të lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm, viktima të genocidit dhe të krimeve kundër njërëzimit të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviç në Kosovë.

15 janari 1999, zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë.

Kjo kujtesë sot është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor nga çdo makineri dhune që ushqehet nga racizmi, ekspansioni dhe armiqësia ndaj tjetrit”, shkruan Begaj.

(Kosova Sot Online)