Në Viti konfiskohen rreth 1300 boksa me cigare – Njëri nga të dyshuarit sulmoi fizikisht zyrtarin policorë, i shkakton lëndime trupore

  • E.K /
  • 15 January 2024 - 11:54
Në Viti konfiskohen rreth 1300 boksa me cigare – Njëri nga të dyshuarit sulmoi fizikisht zyrtarin policorë, i shkakton lëndime trupore

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën, kanë konfiskuar dje rreth 1300 boksa me cigare në Viti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë legjitimimit të personave të dyshuar, njëri nga ta ka rezistuar duke e sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Raportohet se njësiti policor dhe njësiti mobil i doganës kanë ndaluar një veturë me targa vendore ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 1299 boksa me cigare. Gjatë legjitimimit të personave të dyshuar, njëri nga ta ka rezistuar duke e sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Dy të dyshuar janë arrestuar ndërsa i dyshuari i tretë ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)