Von Cramon: Dëshiroj të shoh progres në Kosovë para se BE të shkojë në zgjedhje

  • E.K /
  • 15 January 2024 - 13:08
Von Cramon: Dëshiroj të shoh progres në Kosovë para se BE të shkojë në zgjedhje

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku takuar udhëheqësit e shtetit, liderët opozitarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, përcjell ‘Kosova Sot Online”.

Von Cramon ka thënë se gjatë takimeve në Kosovë ka biseduar për shumë çështje.

Ndërsa, sa i përket dialogut me Serbinë, Von Cramon tha se ka pak progres.

Kurse, duke folur për zgjedhjet në Bashkimin Evropian ajo tha “Unë si shoqe e mirë e Kosovës, dëshiroj të shoh progres para se të shkojmë në kampanjat në zgjedhje. Pasi Brukseli do të mbyllet dhe do të merren me zgjedhje”.

(Kosova Sot Online)