Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kërkon që autorët të mbajnë përgjegjësi për Masakrën e Reçakut

  • E.K /
  • 15 January 2024 - 13:25
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kërkon që autorët të mbajnë përgjegjësi për Masakrën e Reçakut

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, ka thënë se drejtësia për këtë krim duhet të vendoset dhe se autorët të mbajnë përgjegjësi, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Në përvjetorin e masakrës së Reçakut, ne iu bashkuam familjeve dhe popullit të Kosovës në përkujtimin e viktimave, jeta e të cilëve u ndërpre 25 vjet më parë”, shkroi Zyra e Bashkimit Evropian në platformën X.

“Drejtësia për këtë krim të tmerrshëm duhet të vendoset dhe autorët të mbajnë përgjegjësi”.

(Kosova Sot Online)