Seancë e jashtëzakonshme të enjten për çështjen e çmimet të energjisë elektrike

  • E.K /
  • 15 January 2024 - 13:49
Seancë e jashtëzakonshme të enjten për çështjen e çmimet të energjisë elektrike

Kuvendi i Kosovës do të nisë të enjten me seancë të jashtëzakonshme për çështjen e çmimit të energjisë elektrike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

“Me mbështetjen e 40 deputetëve nga partitë tjera opozitare, si Grup Parlamentar i PDK-së kemi thirr seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar çështjen e çmimit të energjisë elektrike në vendin tonë. Konsiderojmë se sot nuk ka gjë më të rëndësishme që sesioni parlamentar mund të fillojë sesa me diskutimin për çmimin e energjisë”, tha Tahiri.

Tahiri tha se i kanë propozuar Kuvendit Kuvendit edhe një rezolutë në bazë të cilës kërkojnë uljen e çmimit të energjisë dhe heqjen e bllok tarifave.

“I dini shqetësimet e qytetarëve që po paguajnë çmimet e larta të energjisë në vendin tonë. I kemi propozuar Kuvendit edhe një rezolutë në bazë të cilës kërkojmë uljen e çmimit të energjisë dhe heqjen e bllok tarifave. Ditën e enjte do ta kemi vetëm këtë seancë të propozuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së”, tha Tahiri.

(Kosova Sot Online)