Një i vdekur në aksidentin mes një veture dhe një kamioni në Krushevë të Klinës

  • E.K /
  • 15 January 2024 - 14:38
Një i vdekur në aksidentin mes një veture dhe një kamioni në Krushevë të Klinës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël, ku janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një kamion, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shoferi i njërit automjet ka ndërruar jetë.

Ndërsa, vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:52, ka ndodhur një aksident në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, tha ai.

(Kosova Sot Online)