Petkoviq: Serbia shpesh është viktimë e propagandës dhe luftës speciale që po i bëhet

  • A.P /
  • 15 January 2024 - 15:49
Petkoviq: Serbia shpesh është viktimë e propagandës dhe luftës speciale që po i bëhet

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë, Petar Petkoviq edhe sot e ka mohuar masakrën e Reçakut.

Ai zgjidhi pikërisht përvjetorin e masakrës së Recakut që të takohet me ish-gjyqtaren hetuese Danica Marinkoviq, e cila sipas zyrës së tij më 15 janar 1999 ka kryer një hetim për ngjarjet në Raçak dhe “përkundër presioneve të shumta, me guxim ia tregoi gjithë botës të vërtetën bazuar në ekspertizën shkencore dhe dëshmitë e mbledhur”, njofton e ashtuquajtura Zyra për Kosovë.

Petkoviq gjeti hapsirë edhe të viktimizohet.

Ai theksoi se edhe sot Serbia shpesh është viktimë e propagandës dhe luftës speciale që po i bëhet, së cilës mund t’i përgjigjet vetëm me të vërtetën dhe në asnjë mënyrë tjetër.

Gjyqtarja Danica Marinkoviq theksoi se nuk është kurrë vonë për të luftuar për të vërtetën.

“Kënaqësia ime më e madhe është që unë dhe kolegët e mi mblodhëm prova dhe vërtetuam të vërtetën që askush nuk mund të na heqë”, përfundoi Marinkoviç, dhe zyra për Kosova njoftoi përmes një komunikate.

(Kosova Sot Online)

Re