Ja ushtritë më të fuqishme në botë për vitin 2024

  • A.P /
  • 15 January 2024 - 16:48
Ja ushtritë më të fuqishme në botë për vitin 2024

Platforma “Global Fire Power”, ka publikuar së fundmi listën e ushtrive më të fuqishme në botë për vitin 2024, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në dhjetëshen e parë nuk ka thuajse fare ndryshime, përveç rënies së Francës në vendin e 11 dhe ngjitjes së Turqisë në vendin e 8, ndërkohë gjithçka është përmbysur në listën e mëposhtme, ku Ukraina tashmë paraqitetet në pozicion të mirë edhe për shkak të ndihmës së madhe nga Perëndimi.

Po ashtu, vërehet një ngjitje e fortë e Gjermanisë pas rritjes së buxhetit të mbrojtjes nga qeveria një vit më parë.

Platforma “Global Fire Power”, e bën renditjen e përvitshme të ushtrive më të fuqishme në botë, duke u nisur nga një mori faktorësh siç janë teknologjia; numri i ushtarëve; infrastruktura; pasuritë nëntokësore; popullsia, etj.

(Kosova Sot Online)