Përparim Rama i ka dhuruar mirënjohje kameramanit Sylejman Kllokoqi

  • A.P /
  • 15 January 2024 - 17:12
Përparim Rama i ka dhuruar mirënjohje kameramanit Sylejman Kllokoqi

Kameramanit Sylejman Kllokoqi, i cili filmoi masakrën e Reçakut dhe i tregoi botës për tmerrin e 15 janarit 1999, i ka dhuruar sot mirënjohje kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rama tha se ka nderin t’i ndan mirënjohje kameramanit Kllokoqi për punën që ai ka bërë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kllokoqi ka rrëfyer të gjithë historinë e jetës së tij gjatë luftës në librin “Në 7 lufta”.

Sylejman Kllokoqi shtoi se është hera e parë që merr një shpërblim nga institucionet e Kosovës. E  këtë mirënjohje ai e quajti ‘si çmim Oscar’.

(Kosova Sot Online)