E zbulon dëshmitari: Personi kryesor në UÇK ka qenë Hashim Thaçi

  • A.P /
  • 15 January 2024 - 17:21
E zbulon dëshmitari: Personi kryesor në UÇK ka qenë Hashim Thaçi

Raportohet se ka filluar dëshminë, dëshmitari i mbrojtur 01493 në rastin ku po gjykohen ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shumica e dëshmisë së tij është e mbyllur, por në prezantimin që ia bëri prokurori Nathan Quick, tha se dëshmitari ka qenë pjesë e Zonës Operative të Dukagjinit dhe do të flasë për strukturën dhe marrëdhënien mes UÇK-së dhe Forcave të Armatosura të Kosovës, FARK, të udhëhequra nga qeveria në ekzil.

Quick tha se dëshmitari ka deklaruar se personi kryesor në UÇK ka qenë Hashim Thaçi.

(Kosova Sot Online)