Lirohet nga paraburgimi politikani serb Nikolla Sandulloviq

  • A.P /
  • 15 January 2024 - 17:23
Lirohet nga paraburgimi politikani serb Nikolla Sandulloviq

Politikani opozitar serb, Nikolla Sandulloviq, është liruar të hënën nga paraburgimi në qytetin jugor të Serbisë, Nish, njoftoi avokati i tij mbrojtës, Çedomir Stojkoviq, duke shtuar se ky vendim u mor “pas trysnisë së shtuar” nga vendet e Perëndimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nikolla Sandulloviq sapo është liruar… për ta mbrojtur veten nga akuzat se kishte vendosur lule pranë varrit të një vajze shqiptare”, shkroi Stojkoviq në rrjetin social X.

Ish-shefi i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin tha më 6 janar se Sandulloviqi ishte arrestuat me urdhër të tij, urdhër që sipas tij është në fuqi edhe pas dorëheqjes së tij.

Vulin tha për mediat serbe se arsye për arrestimin e tij ishte vendosja e kurorave me lule në fshatin Prekaz në Kosovë.

Më herët, Zyra e Prokurorit në Nish kishte konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Sandulloviq ndodhej në paraburgim prej 5 janarit, nën dyshimet “se ka kryer vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar”. 

(Kosova Sot Online)