Publikohet video se si një autobus u vetaksidentua në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 15 January 2024 - 17:45
Publikohet video se si një autobus u vetaksidentua në këtë vend të Kosovës

Sot në mëngjes në magjistralen Gjakovë – Prizren, një autobus është vetaksidentuar rëndë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre persona janë lënduar në këtë aksident dhe se janë jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa, dëmet materiale janë të mëdha.

“Tre persona janë lënduar në këtë aksident që ka ndodhur. Gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë, kurse dëmet materiale janë të mëdha. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ngasësi i një autobusi, në rrethana deri më tani të panjohura, kishte humbur kontrollin mbi autobusin dhe ka goditur gjashtë vetura të parkuara jashtë rrugës”, kanë thënë nga Policia e Gjakovës.

Ndërsa, pronari i autosallonit, Shkelzen Bushati ka publikuar pamjet kur autobusi futet në oborrin e kompanisë.

Ai ka deklaruar se dyshon se si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar dëme në vlerë të rreth 200 mijë eurove, duke shtuar duke mos llogaritur këtu dëmet në infrastrukturën rrethuese.

“Sot, në ora 03:00 të mëngjesit, në hapësirat e autosallonit XENI, është vetë aksidentuar Autobusi i firmës “Shpejtimi”, i cili ishte duke qarkulluar në magjistralen Gjakovë-Prizren, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale për kompanin tonë. Vetëm nga aksidenti i sotëm, në automjetet e sallonit, janë shkaktuar dëme në vlerën rreth 200.000 euro, duke mos llogaritur këtu dëmet në infrastrukturën rrethuese”, ka shkruar Bushati.

(Kosova Sot Online)