Maqedonci: Rreziku nga Serbia mbetet i madh

  • E.K /
  • 16 January 2024 - 08:25
Maqedonci: Rreziku nga Serbia mbetet i madh

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se rreziku për sulm të Kosovës nga Serbia mbetet i madh, përcjell “Kosova Sot Online”.

Por që sipas ministrit, Kosova është më e gatshme se kurrë për t’u ballafaquar me kërcënime të tilla.

Tutje, Maqedoci tha se më shumë se kurrë Policia e Kosovës sot ka krehje të terrenit në pjesën veriore të vendit tonë.

“Patjetër që rreziku mbetet i madh përderisa ekziston qasja agresive, përderisa ekziston qasja hegjemoniste, përderisa nuk kemi distancim nga qeverija e Serbisë për grupet të cilat zhvilluan akt terrorist në Kosovë. Përderisa individët nga këto grupe lëvizin lirshëm nëpër Serbi, bile edhe zhvillojnë aktivitete atje. Atëherë ne e shohim të mundshëm një kërcënim të tilllë në raport me vendin tonë por gjithmonë ne jemi më të gatshëm se kurrë. Më shumë se kurrë Policia e Kosovës sot ka krehje të terrenit në pjesën veriore të vendit tonë, jemi më të përgatirtur se kurrë për t’u ballafaquar me kërcënime të tilla”, tha Maqedonci në

(Kosova Sot Online)