Pas shpërthimit EULEX, KFOR-i dhe policia shkojnë në vendin e ngjarjes

  • E.K /
  • 16 January 2024 - 08:54
 Pas shpërthimit EULEX, KFOR-i dhe policia shkojnë në vendin e ngjarjes

Një bombë është hedhur në pjesën veriore të Mitrovicës, pak para mesnatës,përcjell “Kosova Sot Online”.

Një mjet shpërthyes, me shumë gjasa granatë dore, është hedhur pranë një prej lokaleve, në kryqëzimin pranë Fakultetit Teknik.

Zv.Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se dy persona janë plagosur në Veri të vendit si rezultat i një shpërthimi të ndodhur pak para mesnatës.

Njëri nga personat e lënduar është me lëndime më të rënda.

“Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore tek Hoteli Bisevac, rruga Knjaz Millosh në Mitrovicë Veri, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar rreth 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime më të rënda dhe policia është në spital”, ka thënë Elshani.

(Kosova Sot Online)