Policia jep detaje për rastin në veri të Mitrovicës

  • E.K /
  • 16 January 2024 - 08:59
Policia jep detaje për rastin në veri të Mitrovicës

Nga shpërthimi i një granate dore në veri të Mitrovicës janë plagosur dy persona, përcjell “Kosova Sot Online”.

Njëri nga të plagosurit ka pësuar lëndime më të rënda, por ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se lidhur me këtë rast ende nuk është arrestuar ndonjë person dhe se nuk beson që rasti ka të bëjë me çështje etnike.

“Ende nuk ka të arrestuar, derisa nuk kemi arsye të besojmë që ky rast ka lidhje me çështje etnike”, tha Elshani.

(Kosova Sot Online)