Lajçak takohet me O’Brien në Davos: Ne duam të shohim rajonin të ecë përpara për të mirën e qytetarëve të tyre

  • E.K /
  • 16 January 2024 - 09:40
Lajçak takohet me O’Brien në Davos: Ne duam të shohim rajonin të ecë përpara për të mirën e qytetarëve të tyre

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Davos të Zvicrës sot është takuar me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se me të foli për Ballkanin dhe rikonfirmoi se BE dhe SHBA janë në të njëjtën linjë për rajonin.

“E fillova javën në Davos të Zvicrës me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien. Është e rëndësishme që kjo bisedë për Ballkanin të bëhet pikërisht në fillim të vitit. Ne duam të shohim rajonin të ecë përpara për të mirën e qytetarëve të tyre. Është mirë të rikonfirmojmë se jemi plotësisht në të njëjtën faqe”, ka shkruar Lajçak.

(Kosova Sot Online)