Komuna e Rahovecit i jep nga 500 euro për çdo lindje

  • E.K /
  • 16 January 2024 - 09:54
Komuna e Rahovecit i jep nga 500 euro për çdo lindje

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, e ka mbajtur premtimin electoral, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga janari i këtij vitit, komuna e Rahovecit do të ndajë 500 euro për çdo lindje.

“Sot, nënshkrova vendimin e parë të subvencionimit të lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec. Nga janari i këtij viti, çdo lindje në Repartin e Maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, do të mbështetet me 500€ nga Komuna e Rahovecit” shkruan Latifi në njoftim.

(Kosova Sot Online)