Testi i fundit për regjistruesit e popullsisë në Kosovë, regjistrimi fillon me 5 prill

  • E.K /
  • 16 January 2024 - 10:31
Testi i fundit për regjistruesit e popullsisë në Kosovë, regjistrimi fillon me 5 prill

Institucioni i statistikave në Kosovës, ASK, ka njoftuar se ka filluar trajnimi i regjistruesve për testin e fundit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv ka thënë se ky është testi i fundit para regjistrimit të popullsisë i cili pritet të filloj më datën 5 prill 2024.

“Në fjalën e tij hyrëse, U.d. Kryeshefi Ekzekutiv, Avni Kastrati, foli për rëndësinë e Regjistrimit dhe rolin e regjistruesve dhe mbikëqyrësve gjatë punës në terren. Ai tha se ky është testi i fundit që do të mbahet gjatë këtyre ditëve për t’i hapur rrugë Regjistrimit të Popullsisë në terren që do të mbahet nga 05 prill deri më 17 maj 2024”- thuhet në njoftimine ASK-së.

(Kosova Sot Online)