Hasani -Serbisë: Nuk i çohen më fqinjit ushtri tek kufiri, askush s’duhet të vazhdojë më këtë lojë sepse është qesharake

  • E.K /
  • 16 January 2024 - 11:03
Hasani -Serbisë: Nuk i çohen më fqinjit ushtri tek kufiri, askush s’duhet të vazhdojë më këtë lojë sepse është qesharake

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka thënë se Shqipëria është një shtet aleat i përjetshëm dhe i padiskutueshëm i Kosovës dhe se në çdo rast, në të mirë e në të keq do të jetë afër Prishtinës dhe afër shqiptarëve të Kosovës,përcjell “Kosova Sot Online”.

“Kosova ka një aleatë të përjetshëm të padiskutueshëm që është Shqipëria. Në çdo rast e çdo moment, në të mirë e në të keqe, Shqipëria do të jetë këtu pranë Prishtinës dhe pranë shqiptarëve të Kosovës”, ka thënë Hasani.

Hasani ka thënë se Shqipëria iu bën thirrje të gjithë faktorëve që jetojnë në shekullin 21, që nuk i çohen më ushtri fqinjit të kufiri dhe se askush s’duhet të vazhdojë një lojë të tillë, duke thënë se nuk duhet vazhduar me këtë lojë sepse është qesharake.

“Ne i ndjekim me vëmendje zhvillimet në rajon, dhe në kufijtë e Republikës së Kosovës. Bëjmë thirrje gjithë aktorëve dhe faktorëve që jetojnë në shekullin 21, nuk i cohën ushtri fqinjit më te kufiri, dhe askush s’duhet të vazhdojë më këtë lojën sepse është qesharake. Sepse të gjithë jemi qartë se garancia më e madhe për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës është NATO ku edhe Shqipëria është pjesë”, ka thënë Hasani.

(Kosova Sot Online)