Sali Berisha në arrest shtëpie, avokatët kërkojnë leje që të marrë pjesë në Kuvend

  • S.A /
  • 16 January 2024 - 12:25
Sali Berisha në arrest shtëpie, avokatët kërkojnë leje që të marrë pjesë në Kuvend

Ish kryeministri Sali Berisha që ndodhet në arrest shtëpie kërkon që të marrë pjesë në seanca plenare. Avokatët Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj i janë drejtuar me një shkresë Prokurorisë së Posaçme, përmes të cilës kërkojnë që Berisha të lejohet të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, transmeton "Kosova Sot Online "

Ata argumentojnë se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës.

Kërkesë është bërë dje e hënë 15 janar, ndërsa mbetet në vendimmarrjen e prokurorëve Arben Kraja e Enkeleida Millonai për të pranuar ose jo kërkesën.

Berishës i ndalohet edhe komunikimi me persona të tjerë përveç atyre me të cilët bashkëjeton. Masa shtrënguese ndaj tij u caktua pasi nuk zbatoi detyrimin e paraqitjes për privatizimin e ish kompleksit Partizani.

(Kosova Sot Online )