Canak: Nëse "Javelin" arrin në Prishtinë, shumë gjëra do të ndryshojnë tani

  • E.K /
  • 16 January 2024 - 12:55
Canak: Nëse

Politikani nga Vojvodina, Nenad Canak, ka treguar se si në Ukrainë ka pasur mundësinë për ta mësuar që ta përdor sistemin anti-tank “Javelin”, sistem ky që Kosova po pret miratimin e Kongresit për ta blerë nga SHBA-ja, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nenad Canak thotë se nëse dhe kur “Javelin” të arrijë në Prishtinë, shumë gjëra do të ndryshojnë tani.

“Në Ukrainë, pata mundësinë të shoh se si duket tanku pas takimit me Javelin. Dhe pata mundësinë të mësoja se si ta përdorja atë. Trajnimi i përdoruesit mund të bëhet në gjysmë ore. Nëse (kur?) “Javelin’ arrin në Prishtinë, shumë gjëra do të ndryshojnë tani”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)