Kurti: Për tri vite, eksportet e Kosovës arritën në 2.5 miliardë euro

  • E.K /
  • 16 January 2024 - 13:51
Kurti: Për tri vite, eksportet e Kosovës arritën në 2.5 miliardë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Ekonomik në Zvicër, ku po bëhet promovimi i eksportit të bizneseve kosovare dhe atyre të Zvicrës, tha se progresi ka sjellë prosperitet ekonomik në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka përmendur rritjen e eksporteve të Kosovës, ku është bërë edhe rritje e tregut.

“Çdo gjë tregon se do të bëhemi një vendi i orientuar ka eksporti, nuk është e rastësishme që për dy vite e gjysmë janë dyfishuar eksportet, ku në tre vitet e fundit gjithsejtë, vlera e eksporteve të Kosovës, ka arritur në 2.5 miliardë euro. Ndërkaq kjo rritje është më shumë se dyfishi, krahasuar me gjashtë vitet e më parëshme”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)