Kamberi: Paralajmërimi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës

  • A.P /
  • 16 January 2024 - 13:55
Kamberi: Paralajmërimi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi, ka thënë se paralajmërimi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kamberi, mes tjerash, theksoi se rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, pasi siç tha ai, vendimet e tilla i rikthejnë vitet e 90-ta.

“Paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi, edhe pse levizje strategjike marketingu nga Presidenti Aleksandar Vuçiq është I papranueshëm dhe duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës”, shkroi Kamberi.

“Serbia, sot nuk është e kërcënuar nga asnjë prej vendeve fqinje, madje përkundrazi, rasti i 24 shtatorit vitit të kaluar në Banjskë ka treguar për cenimin e integritetit të vendeve fqinje dhe kush synon agresori”.

“Rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, ndryshe vendimet e këtilla luftënxitëse vetëm sa na rikthejnë në vitet e 90-ta”.

(Kosova Sot Online)