William Walker: Kur të vdes, dua të varrosem në Kosovë

  • E.K /
  • 16 January 2024 - 14:59
William Walker: Kur të vdes, dua të varrosem në Kosovë

Dje u shënua 25 vjetor i Masakrës së Reçakut ku i pranishëm për përkujtim ishte edhe figura kyçe e raportimit të botës për gjenocidin që po kryhej ndaj kosovarëve, ish-ambasadori, William Walker, përcjell “Kosova Sot Online”.

Walker ka shpehur një dëshirë të tij.

Walker tha se kur të vdes do që të varroset në Kosovë dhe se kjo është dëshirë e tij.

“Unë do të isha shumë i lumtur që kam thënë se kur të vdes, unë dua të varrosem këtu dhe kjo është dëshira ime dhe isha me disa kosovarë duke biseduar dhe thashë më vetë se dua të varrosem këtu”, tha Walker.

(Kosova Sot Online)