Ky është mërgimtari kosovar i cili vdiq në një aksident

  • A.P /
  • 16 January 2024 - 15:41
Ky është mërgimtari kosovar i cili vdiq në një aksident

Raportohet se një aksident me fatalitet ndodhi të hënën në fshatin Krushevë e Vogël në Komunën e Klinës, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, mbeti i vdekur njëri nga shoferët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktima që kishte ardhur për pushime në Kosovë, u aksidentua me një kamion dhe nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve.

Mërgimtari Besart Hasi ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ku edhe u konstatua vdekja e tij nga ekipi mjekësor. Ndërsa shoferi i kamionit është shoqëruar në stacion policor dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje.

I dyshuari që përfundoi në ndalim është Bahri Muja.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Pejë, teksa hetimet kanë nisur nga Njësia Rajonale e Trafikut.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një kamioni. Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vozitësi i veturës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi i kamionin mashkull është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.” – ka njoftuar Policia.

(Kosova Sot Online)