Osmani ka dekretuar 15 gjyqtarë me mandat fillestar

  • A.P /
  • 16 January 2024 - 16:46
Osmani  ka dekretuar 15 gjyqtarë me mandat fillestar

Me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot 15 gjyqtarë me mandat fillestar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”.

Osmani ka potencuar se integriteti dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar.

(Kosova Sot Online)