Kimi Jong Un braktis planet për bashkim mes dy Koreve

  • A.P /
  • 16 January 2024 - 18:17
Kimi Jong Un braktis planet për bashkim mes dy Koreve

Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka thënë se bashkimi me Korenë e Jugut nuk është më i mundshëm, dhe që duhet ndryshuar Kushtetutën për ta shpallur atë “armik kryesor”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kim ka thënë se tri organizatat që merren me çështje të bashkimit duhet të mbyllen, sipas medias shtetërore KCNA.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka thënë se do të përgjigjet “disa herë më ashpër”, nëse do të ketë provokime prej Koresë së Veriut.

Dy Koretë janë ndarë prej Luftës Koreane, që ka përfunduar më 1953.

(Kosova Sot Online)