Osmani bën homazhe te varret e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës në Dubovik

  • A.P /
  • 16 January 2024 - 20:37
Osmani bën homazhe te varret e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës në Dubovik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe te varret e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, në Dubovik, të mërkurën në ora 11:00, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kështu ka njoftuar të martën zyra për media e presidencës.

Më pas Osmani do të vizitojë edhe kullën e familjes Gërvalla.

Ndërkaq, në orën 13:00, Presidentja e Kosovës vendos kurorë lulesh te busti i Kadri Zekës, në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)