Maqedonci: Ushtarakët e Kosovës janë ndër më të motivuarit nga të gjitha ushtritë

  • A.P /
  • 16 January 2024 - 21:22
Maqedonci: Ushtarakët e Kosovës janë ndër më të motivuarit nga të gjitha ushtritë

MinistrI i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka  ka folur për ushtarakët e Kosovës, ku sipas tij janë shumë të motivuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij, ky motiv vjen për shkak të historisë që e ka populli i Kosovës.

“E vërteta është e ushtarakët e vendit tonë kanë arsyeje dhe motive se shumë ushtarakë të vendit të rajonit, veçanërisht duke e pasur parasysh historinë tonë. Populli i Kosovës ka qenë një popull kryengritës, një popull që nuk e ka ndalur përpjekjen për liri me shkuj. Kjo përpjekje ka rezultuar me çlirimin e Kosovës”.

“Mund të them më përgjegjësi të plot se ushtarakët e Kosovës janë ndër më të motivuarit nga të gjitha ushtritë”, ka thënë ai teksa thotë se këtë “e thonë edhe të tjerët”.

(Kosova Sot Online)