Vjosa Osmani sot bën homazhe te varret e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës

  • E.K /
  • 17 January 2024 - 08:21
Vjosa Osmani sot bën homazhe te varret e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot bën homazhe te varret e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, në Dubovik, në 42-vjetorin e vrasjes së tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

Më pas, ajo do të vizitojë edhe kullën e familjes Gërvalla në fshatin Dubovik të Deçanit.

Ndërsa, orën 13:00, ajo do të vendosë kurorë lulesh te busti i Kadri Zekës në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)