Vendoset nënshkrimi i parë në peticionin për shkarkimin e kryetarëve në veri

  • E.K /
  • 17 January 2024 - 09:05
Vendoset nënshkrimi i parë në peticionin për shkarkimin e kryetarëve në veri

Ka filluar peticioni për shkarkimin e kryetarëve të komunave nga radhët e komunitetit shqiptar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në ambientet e sallave të sportit në veri, ka ardhur edhe nënshkrimi i parë për shkarkim.

Në Mitrovicë të Veriut, peticioni nisi pasi asamblistët komunalë miratuan kërkesën e iniciatorit që mbledhja e nënshkrimeve të bëhet në sallën e sportit në këtë komunë në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

(Kosova Sot Online)