Kroacia shton numrin e ushtarëve në Kosovë

  • E.K /
  • 17 January 2024 - 10:05
Kroacia shton numrin e ushtarëve në Kosovë

Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë ka njoftuar se një kontingjent i ri i ushtarëve kroatë përforcojnë misionin KFOR në Kosovë, transmeton “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit thuhet se bëhet fjalë për Regjimentin e dytë të forcave ajrore kroate, që do t’i bashkohen misionit kroat në KFOR. Ata do të nisen nga kazerma “Knez Trpimir” nga Divulja.

“Komandant i regjimentit të forcave është majori Elvis Mishiq, një kapiten i skuadrës së 395-të të helikopterëve në kuadër të Forcave Ajrore të Kroacisë”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.

“Detyra kryesore e kontingjentit kroat në operacionin e mbështetjes së paqes KFOR, që është i vendosur në zonën e aeroportit të Sllatinës në Prishtinë, është transporti i forcave të KFOR-it, mallrave dhe personave VIP”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.

(Kosova Sot Online)