Lajçak takohet me Spajic, flasin për rrugën evropiane të Malit të Zi

  • E.K /
  • 17 January 2024 - 11:17
Lajçak takohet me Spajic, flasin për rrugën evropiane të Malit të Zi

Emisari i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, është takuar me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajic, me të cilin ka thënë se ka pasur një diskutim të shkëlqyer rreth rrugës evropiane të Malit të Zi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajçak ka vlerësuar energjinë e qeverisë së re për të kapur momentumin për zgjerim dhe për përparim të shpejtë.

Tutje, Lajçak ka shkruar se mezi presin që të dëgjojnë më shumë lajmë positive nga Mali i Zi.

“Diskutim i shkëlqyer me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajic, për rrugën evropiane të Malit të Zi. U vlerësuan rezultatet e para pozitive të qeverisë së re dhe energjia e ripërtërirë për të kapur momentumin për zgjerim dhe për të bërë përparim të shpejtë. Mezi presim të dëgjojmë më shumë lajme pozitive nga Mali i Zi”, ka shkruar Lajçak.

(Kosova Sot Online)