Arrestohet një kirurg në Spitalin e Gjilanit, sulmoi fizikisht kolegun e tij

  • E.K /
  • 17 January 2024 - 11:29
Arrestohet një kirurg në Spitalin e Gjilanit, sulmoi fizikisht kolegun e tij

Një kirurg në Spitalin e Gjilanit është arrestuar, pasi dje ka sulmuar fizikisht kolegun e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Hasani ka treguar se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Ankuesi (sh/k/m 1978) i cili punon mjek në Spitalin Regjional në Gjilan derisa ishte në zyrën e tij tek reparti i Kirurgjisë është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij i dyshuari L. M. duke pësuar lëndim të lehtë trupor dhe ka pranuar tretman mjekësor”.

Hashani ka thënë se i dyshuari është larguar nga vendngjarja, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti më pas është dërguar për 48 orë në mbajtje.

(Kosova Sot Online)