Bildt e lavdëron Lajçakun pas një takimi në Davos: Ka bërë përpjekje herkuliane për ta çuar rajonin përpara

  • S.A /
  • 17 January 2024 - 12:17
Bildt e lavdëron Lajçakun pas një takimi në Davos: Ka bërë përpjekje herkuliane për ta çuar rajonin përpara

Emisari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak është takuar dje me ish-kryeministrin e Suedisë, Carl Bildt, të cilin e ka quajtur mik të dashur, transmeton "Kosova Sot Online ".

Pas takimit në Davos, Lajçak shkroi në “X” se diskutuan për sfidat gjeopolitike dhe zhvillimet e fundit, përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Lajçak tha se “i vlerësoj shumë njohuritë dhe pikëpamjet e tij” për Bildtin.

Ish-kryeministri suedez, ndërkaq, shkroi se “asnjëherë s’mund ta shmangësh diskutimin e sfidave të Ballkanit” ndërsa tha se Lajçak “ka bërë një përpjekje herkuliane për ta çuar rajonin përpara”.

Ai tha se me të ndanë “një vështrim mbi situatën” prej këndvështrimeve të tyre përkatëse.

(Kosova Sot Online )