Kryeministri Kurti takohet me anëtarin e Këshillit Federal të Zvicrës, flasin për luftën kundër krimit e korrupsionit

  • E.K /
  • 17 January 2024 - 13:05
Kryeministri Kurti takohet me anëtarin e Këshillit Federal të Zvicrës, flasin për luftën kundër krimit e korrupsionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Zvicër ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botërorë në Davos, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti sot është takuar me anëtarin e Këshillit Federal të Zvicrës, njëherit edhe shef i departamentit të drejtësisë dhe policisë, Beat Jans.

Kryeministri theksoi se Jans shprehu mbështetjen dhe admirimin në luftën kundër krimit e korrupsionit që po ndodh në Kosovë.

“Kam kënaqësinë të takohem me Anëtarin e Këshillit Federal të Zvicrës dhe kreun e Departamentit të Drejtësisë dhe Policisë, Beat Jans. Ai shprehu mbështetjen dhe admirimin e tij për luftën e vendit tonë kundër krimit dhe korrupsionit. Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin ligjor për një partneritet të fortë”, ka shkruar Kurti në “X”.

(Kosova Sot Online)